Prezantuesja shqiptare lë ekranin për radion
Ajo së fundmi ka drejtuar një program në InTv, por këtë sezon nuk do të jetë më në ekran. E ka thënë për Story, ku ka rrëfyer që këtë sezon do të drejtojë një program City Radio 88.0.
Të paktën për ca kohë, Einxhel Shkira, do të largohet nga televizioni dhe prapaskenat e tij, por edhe thashethemet që rrethojnë papritur një person sapo bëhet i njohur.
I kishte përballuar, për hir të realizimit të një dëshire të hershme të saj, por edhe për kënaqësinë e të afërmëve që mezi e prisnin dhe u shkëlqenin sytë kur ajo shfaqej në ekran. Tani ka vendosur të largohet. E ka rrëfyer në intervistën e kopertinës më të re të revistës Story, duke zbuluar anë të panjohura të mjediseve televizive, ku konkurrenca dhe ndryshimet e marrëdhënieve e bëjnë të pakëndshme atmosferën dhe të kotë sakrificat që kërkon puna në media.
“Kisha planifikuar të bëja një largim paqësor dhe besoj i tillë ishte nga ana ime të paktën, ndonëse me disa individë të caktuar s’ishte i tillë. Këtë punë si fillim e kam nisur dhe vazhdoja ta bëja për qejf, sepse fama apo lekët s’janë qëllim jete për mua. Por në momentin që një punë s’më bën të lumtur e as të pasur, e as të famshme dhe jo për fajin tim, atëherë mendova që s’kishim çfarë t’i jepnim njëra-tjetrës. Emisionet e mia i kam dashur gjithmonë shumë dhe shumicën e përgatitjeve i bëja vetë. Kam investuar shumë tek ajo punë, derisa kuptova që meritoj më shumë dhe një trajtim më të mirë”, ka thënë Einxhel.
Radioja do i japë qetësinë e nevojshme dhe kënaqësinë që publiku do jetë i interesuar për ta dëgjuar, përtej pamjes…