Pulla e Vatikanit për Nënë Terezën
Në prag të eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Shteti i Vatikanit do të emetojë një Pullë Postare në nderim të saj.
Prej datës 2 shtator do të hidhen në treg 150 mijë pulla postare dedikuar shenjtores së ardhshme Nënë Tereza. Vlera e pullës do të jetë 0.95 cent.
Realizimi i kësaj pulle është bërë nga artisti italian Patrizio Daniele.
Nën mbishkrimin Nënë Tereza Shenjtore, gruaja e jashtëzakonshme shqiptare shfaqet në dy momente; me buzëqeshjen e saj klasike plot mirësi si dhe ndërsa ecën dorë më dorë me një vogëlushe.
Kjo është hera e dytë që Shteti i Vatikanit hedh në treg një seri pullash dedikuar procesit të shenjtërimit të Nënë Terszës.
Më shtator të vitit 2003 është emetuar pulla postare dedikuar nisjes së procesit të Lumturimit të Nënë Terezës.