Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia ndalon përdorimin e bazës ushtarake në Iran


Ministria e Jashtme e Iranit tha se Rusia ka ndaluar tash për tash përdorimin e bazës iraniane Hamadan për sulme ajrore në Siri.

“Ka qenë një aktivitet i përkohshëm, i bazuar në një koordinim të veçantë. Rusia, as nuk ka bazë në Iran, as nuk është e stacionuar në Iran. Ka qenë një aktivitet afatshkurtër”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi.

Përdorimi i bazës iraniane nga Rusia është krtikuar nga SHBA-ja si shkelje e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Teherani dhe Moska janë mbështetës të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin e ndihmojnë për të mbetur në pushtet.

Siria, qysh në vitin 2011, është në luftë civile.

Please follow and like us: