Sarkozy do të garojë sërish për president

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, njoftoi se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
“Kam vendosur të jem kandidat në zgjedhjet presidenciale 2017. E ndjej se kam fuqinë ta udhëheq këtë betejë, në një kohë të trazuar të historisë sonë”, ka shkruar Sarkozy në faqen e tij në Facebook.
Sarkozy, 61 vjeç, ka humbur zgjedhjet më 2012 kundrejt presidentit aktual, Francois Hollande, i cili, sipas sondazheve, është gjithnjë e më jopopullor.
Please follow and like us: