Albspirit

Media/News/Publishing

Serbia do të përkthejë librat e Ismail Kadaresë

Veran Matiq nga shtëpia botuese Samizdat po ashtu thotë se do të botohen edhe vepra të tjera të Kadaresë në shtetin serb, që më pas të dalin për lexuesin në Panairin e Librit në Beograd.

Këtë vit duket se Serbia dhe skena e shtëpive botuese në këtë shtet dëshiron të botojë më shumë libra nga autorë shqiptarë. Do të jenë veprat e Kadaresë, ato të cilat do të gjejnë përkthim dhe botim në gjuhën serbe. Kështu shkruan B92, ndërsa citon publicistin Shkëlzen Maliqi i cili e ka përkthyer vite më parë “Pallatin e Ëndrrave” të Kadaresë. “Shtëpia Botuese Samizdat do të botojë katër a pesë libra që unë kam propozuar që mund të jenë të kapshëm për lexuesin serb. “Pallati i Ëndrrave” tash do të botohet në një edicion më të avancuar. Dy vitet e ardhshme do të botohen edhe tregime të shkurtra dhe novela po ashtu” i ka thënë Maliqi gazetës serbe Danas. Veran Matiq nga shtëpia botuese Samizdat po ashtu thotë se do të botohen edhe punë të tjera të Kadaresë në shtetin serb, që më pas të dalin për lexuesin në Panairin e Librit në Beograd

Please follow and like us: