SHBA vendoset në qytetin afgan, që rrezikon të bierë nën talibanët
Rreth 100 trupa amerikane në Afganistan janë vendosur në një qytet jugor, që rrezikon të bie nën kontrollin e talibanëve.
Një zëdhënës i forcave të SHBA-së në Afganistan tha se ushtarët kanë arritur në Lashkar Gah, kryeqytetin e provincës Helmand, për t’iu ofruar mbështetje forcave afgane.
Zëdhënësi tha po ashtu se ushtarët amerikanë do të shërbejnë si “prani e re për të ndihmuar policinë e zonës”.
Luftëtarët talibanë kanë marrë kontrollin e disa qarqeve pranë në javët e fundit dhe tani kërcënojnë qytetin Lashkar Gah.
Në Helmand prodhohet opiumi që rezulton me tre miliardë dollarë të ardhura vjetore.
Please follow and like us: