Albspirit

Media/News/Publishing

Shehu e Beqiraj, në antologjinë e çmimit letrar Naji Naaman

Dy poetët kosovarë, janë përfshirë në botimin e ri antologjik në mesin e fituesve të çmimit letrar “Naji Naaman’s Literary Prizes 2016″, raporton KultPlus

Është publikuar Antologjia poetike ” 2016 Yearbook” me fituesit e çmimit Letrar të çmimit “Naji Naaman’s Literary Prizes 2016”.

Në këtë antologji përfshihen 50 fitues nga mbarë bota të cilët janë nderuar me këtë çmim që ndahet në katër kategori. Çmimin e meritave, Çmimin e kreativitetit, Çmimin e nderit dhe Çmimin për aftësi gjeniale.

Ne mesin e të laureuarve që figurojnë në këtë botim janë edhe poetët kosovarë, Naime Beqiraj e Fahredin Shehu si dhe Agron Shele e Engjëll I. Berisha nga Shqipëria, të cilët janë vlerësuar për kreativitet në lëmin e krijimtarisë poetike, raporton KultPlus.

Në këtë kategori përfshihen gjithsej 28 poetë, në kategorinë e të laureuarve me çmimin e meritave përfshihen 9 poetë, 11 poetë figurojnë si fitues të çmimit të nderit ndërsa si laureat i çmimit për aftësi gjeniale është poeti dhe gjuhëtari i ri hungarez Károly Sándor Pallai. Antologjia poetike gjendet në linkun vijues issuu.com/atunis/docs/2016_yearbook_in_foreign_languages_/3

Naji Naaman ka qenë humanist, shkrimtar dhe promovues i kulturës. Ai njihet me pseudonimin “I çmeduri për kulturën falas”, nofkë këtë që e ka përqafuar me krenari.


Naji Naaman

Naaman ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç kur kishte shkruar se: “Kultura e lirë dhe e hapur e bën paqen”. Humanisti,shkrimtari dhe promovuesi i kulturës është duke u përpjekur për ta globalizuar kulturën gratis.Për ta bërë këtë, ai ofron punën e tij dhe të hollat, duke marr madje edhe borxh./KultPlus.com

 

Please follow and like us: