Shpërthim i fuqishëm në Radio Televizionin e Kosovës
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në objektet e Radio Televizionit të Kosovës rreth orës 22:00, saktësish tek transmetuesi i valëve.
Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës.
Në kohën e shpërthimit ka pasur gazetarë dhe staf tjetër në objektin e RTK-së që janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz dhe materiale.
Please follow and like us: