Nëse ju pëlqeni dhe jeni të fiksuar pas kurorave me lule, mbase do të zhgënjeheni. Trendi më i ri në rrejtin social “Instagram” sjell tashmë aksesorin më të ri për flokët që është kurora e sirenës. Këto kurora janë të përbëra nga guacka deti dhe gurë të çmuar. Ky trend i ri duket se ka pushtuar internetin, pasi të shumtë janë përdoruesit të cilët e kanë “përqafuar”atë, duke postuar mijëra foto me hashtagun #mermaidcrown.