Albspirit

Media/News/Publishing

Agim XHAFKA: Pazari i Korçës

Pazari i Korçës/Nga Agim XHAFKA

Kisha dëgjuar për të dhe sa arrita në qytet atje bëra ndalesën e parë. E mbaj mend si ka qënë në vitet ’60,pra gjysëm shekulli më parë. Plot gjallëri,dyqanet hapur e shumë mall. Atje më bleu babai një pallto të trashë sa një jorgan. Më kujtohen dhe lokaket e ushqimeve. Bulmetmbytur ishin. Më pas…na ra kolera. Një pjesë e shitoreve u bënë zyra e në mes të sheshit filloi tregtimi i cironkave. As peshq nuk kishte. Vec sardele. Rrinin njerëzit në radhë tërë natën. Më pas…u shthurr zona. Shitjet bëheshin në rrugë. Dyqanet dolën tepër dhe u rrënuan. Ndaj nuk kam si mos lavdëroj restaurimin e kësaj pjese që flet për tregti,por dhe për histori,për etnografi,ndjell turistë e gjallëron ekonominë.


Veçse sot asnjë qepen çelur. Heshtje varri. Dyqanet i ka mbyllur bashkia se kërkon të shiten materiale që nxisin turizmin. Mbase e ka menduar mirë,por ekonomia ka ligjet e veta. Do shitet ai mall që pëlqehet. Se ashtu vijnë njerëz,shkëmbehen të mirat e rritet interesi i të gjithëve. Gafa tjetër është lënia bosh e kateve sipër. Më parë mbi çdo dyqan banonte një familje. Kishte lule në ballkone,perde në dritare,tym në oxhaqe. Kishte jetë. Tani,pasi ikën miliona,askush nuk vjen. Dhe unë ndenja 5 min. Sa bëra foton.
Ky shesh i riparuar bukur,por i vdekur më solli ndërmend një poezi të Kadaresë për kalatë. Ne nuk i kemi luksoze e plot zbukurime se i kemi pasur për mbrojtje e luftëra. Ndaj jepini gjallëri tregut se muzeu gjendet në vend tjetër. Atje çoni një foto të pazarit po deshët. Ndryshe ky do kthehet në shurrtore ditën e në kazan shiringash natën. Se një funksion do e kryejë.

Please follow and like us: