Ina Rama prokurore speciale? Reagon këshilltari i Metës: E paaftë dhe kobure politike, e papranueshme!
Pas lajmit të shpërndarë në disa media se ish-Kryeprokurorja Ina Rama mund të jetë drejtuesja e Prokurorisë Speciale që do të krijohet nga reforma në drejtësi, kam reaguar këshilltari i kryeparlamentarit Ilir Meta, Dritan Kaba.
Në një status në Facebook, Kaba e ka quajtur Ina Ramën të paaftë në punën e saj dhe që shkatërroi organin e Prokurorisë gjatë viteve të drejtimit të saj.
“Nese ka nje njeri tjeter vec kesaj qe ka shkaterruar organin e Prokurorise duke e kthyer ne kobure politike nuk mund te gjesh tjeter. Paaftesia dhe nenshtrimi i saj jane ulerites. Thjesht nje loder ne duar te disave.
Me shume se si prokurore, nuk e di po me ngjan si nje personazh i nje poezi te dikurshme… te nje Rame tjeter”, shkruan këshilltari i Ilir Metës në Facebook.