Albspirit

Media/News/Publishing

Ku ndahen palët për ligjin e Vetting-ut

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=__uPj9YRAcU?feature=oembed]

Projektligji për Vetting-un i hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT, ka ndarë palët ndryshe nga konsensusi i arritur në seancën plenare të 21 Korrikut.

Opozita ashtu si në mbledhjen e datës 2 Gusht, e kundërshtoi variantin e hartuar nga ndërkombëtarët, duke propozuar një opinion të saj voluminoz prej 55 faqesh, edhe këtë të martë e kundërshtoi atë, duke i përkthyer disa pika të opinionit të saj në amendamente kushtetutese.

Por cilat janë pikat që sipas demokratëve në ligj devijojnë Kushtetutën. Demokratët thonë se në të paktën tre çështje projektligji për Vetting-un anashkalon ose shkel ligjin themeltar të shtetit.

E para ka të bëjë me procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të Vetting-ut, si dhe procesin e vlerësimit të kandidatëve. Sipas demokratëve, drafti parashikon që kjo procedurë të bëhet nga institucione në varësi të kryeminsitrit dhe të kontrolluara prej tij.

Nga ana tjetër, opozita thotë se projektligji  nuk detajon rastet e përjashtimit të kandidatëve nga konkurimi, mënyrën dhe arsyet e këtij përjashtimi, si dhe të drejtën e ankimit për përjashtimin. Kjo do të kërkonte sipas ekspertëve të opozitës një detajim të plotë në ligj të kritereve, duke përfshirë si kriter ndalues edhe qënien gjyqtar/prokuror ose hetues, në periudhën e komunizimit.

Roli i OMN dhe vëzhguesve ndërkombëtarë nuk është, thonë demokratët, në përputhje me Amendamentet Kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë që sigurojnë në veçanti transparencë, ndërsa kompetencën vendimmarrëse e lenë në duart e organit të brendshëm.

Roli aktiv dhe përcaktues që kanë organet e kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv si (ILDKPKI dhe DSIK),sipas opozitës sjell kontroll tërësor të kryeministrit në të paktën 2 nga 3 komponentët e procesit të rivlerësimit, që sipas demokratëve ka të bëjë me (kontrollin e pasurisë dhe kontrollin e figurës).

Demokratët thonë se Kushtetuta detyron Kuvendin që me ligj të përcaktojë rregullat dhe procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të Vetting-ut. Por ligji sipas opozitës nuk përcakton asnjë rregull mbi zgjedhjen dhe procedurat, duke lejuar rrezikun e një procesi jo transparent dhe të kontrolluar nga qeveria.

Një tjetër pikë e kundërshtuar nga demokratët në draftin e ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT është edhe periudha e rivlerësimit të kanidatëve.

Please follow and like us: