Ligji i Vettingut, Kuvendi mblidhet për votim në 30 gusht
Seanca plenare për votimin e ligjit të Vettingut do të zhvillohet në 30 gusht.
Kështu ka vendosur sot Konferenca e Kryetarëve.
Ligji i Vettingut është ndër më kryesorët që shoqëron reformën në drejtësi.
Pas miratimit të këtij ligji do të nisë puna për skanimin dhe verifikimin e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.
Miratimi me shpejtësi i këtij ligji është kërkuar nga ndërkombëtarët.
Please follow and like us: