Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet konkursi per drejtorin e TKOP

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, në datën  04.08.2016, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për pozicionin:

Drejtor i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor

duke cilësuar se kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor”, në përputhje me nenin 21 të ligjit  152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.

Konkursi u mbyll në datën 22.08.2016. Kanë aplikuar për këtë pozicion kandidatët:

1.       Josif Gjipali

2.       Agim Hushi

3.       Kleanthi Gjika

4.       Zana Çela

5.       Ylber Gjini

6.       Gëzim  Xhaxhaj

Komisioni i përbërë nga  drejtues  të nivelit të lartë dhe të mesëm si dhe ekspertë të jashtëm, pasi është njohur me dokumentacionin e paraqitur  do të zhvillojë  intervista me kandidatët ditën e mërkurë, datë 24 gusht 2016, ora 12:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Please follow and like us: