Albspirit

Media/News/Publishing

OKB dënon ekzekutimet në Irak

Ilustrim

Kombet e Bashkuara vlerëson se 36 persona janë ekzekutuar në Irak pa proces gjyqësor.

Varja e tyre është kryer më 21 gusht në një burg në Irakun jugor, sipas raportimit të televizonit shtetëror. Të ekzekutuarit janë militantë të dyshuar sunni që janë dënuar për vrasjen e 1700 ushtarëve, kryesisht mysliman shiit.

Zëdhënësja për të drejtat e njeriut e OKB-së, Cecile Pouily ka thënë sot se të ekzekutuarit janë dënuar duke u mbështetur në informacione që janë ofruar nga informantë sekret apo rrëfime që u janë marë atyre nën presion.

Ajo ka thënë se avokatët e të dyshuarve nuk kanë ndërhyrë gjatë proceseve me përjashtim të dhënies së një deklarate të shkurtër pak para verdiktit.

Kombet e Bashkuara, ka thënë ajo iu ka kërkuar autoriteteve irakiane që të sigurohen që çdo proces në lidhje me masakren të kryhet si duhet se sa vetëm të nxisë hakmarrje.

“Për fat të keq, 36 varjet e kryera nuk janë kryer si duhet”, ka thënë ajo.

Please follow and like us: