Albspirit

Media/News/Publishing

Shpallet në kërkim punonjësja e agjencisë turistike, mashtronte me biletat. Ja emri

 

 

Tre kallëzime janë bërë në Policinë e Elbasanit ndaj një punonjëseje të një agjencie turistike në këtë qytet.

Burime për Syri.net thonë se kallëzimi është bërë ndaj punonjëses Alketa Voci, pasi priste bileta avioni false ndaj klientëve të ndryshëm.

Denoncimi i parë është bërë nga qytetari me iniciale D.P, i cili ka kallëzuar se punonjësja Alketa Voci i ka prerë një biletë trageti false me vlerë 265 Euro.

Pre e këtij mashtrimi kanë rënë edhe dy qytetarët me iniciale L.D dhe E.T. Klienti i parë kishte blerë dy bileta false avioni me vlerë 390 Euro, kurse i dyti ishte blerë një biletë avioni false 70 Euro.

Pas verifikimeve, policia ka shpallur në kërkim punonjësen e agjencisë turistike dhe po punohet për kapjen e saj.

Please follow and like us: