Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali i radhës me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk ka blerë aparaturat për matjen e rrezatimit nga antenat e kompanive celulare

Një ankesë e bërë në zyrën e Avokatit të Popullit nxjerr në dritë një tjetër skandal me Ministrinë e Shëndetësisë, mungesën e aparaturave për matjen nga rrezatimi jonizues i antenave celulare. Ankesa është bërë nga shtetasja O.S në dt. 09.04. 2014, në cilësinë e përfaqësues së disa banorëve të një pallati në rrugën “Stefan Kotelli” lagjja nr. 4, Korcë. Ajo është ankuar në disa institucione, për vendosjen e 3 antenave të kompanive celulare në tarracën e pallatit. Ankuesi O. S. I ishte drejtuar edhe Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimi , komisionit të Mbrojtjes nga rrezatimi në Ministrinë e Shëndetësisë, por nga përfaqësues të saj i është thënë se kjo zyrë nuk dispononte aparatura për të bërë matjet.
Avokati i Popullit thotë se është e papranueshme që deri tani Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimi (ZMR) është lënë pa aparatura matje të rrezeve jojonizuese. Sipas tij, nuk mundet që të neglizhohen disa investime apo parashikime buxhetore, të cilat luajnë rol bazik në funksionimin e strukturave përgjegjëse për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese, duke mos ofruar kështu cilësinë dhe standardet e kërkuara të këtij shërbimi të përcaktuara me ligj.
Kreu i kësaj zyre, Igli Totozani, i ka dërguar një rekomandim Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqja, ku i kërkon marrjen e masave të shpejta për parashikimin e blerjes së aparaturave për matjen e rrezatimit jojonizues, të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë efektive nga ana e zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet, në buxhetin e përcaktuar për ISHP-në, mundësisht brenda këtij viti ose maksimalisht për vitin 2017.

Please follow and like us: