Wikileaks publikon informacione të ndjeshme pa i kontrolluar
Ueb faqja, e cila publikon informata sekrete, Wikileaks, është kritikuar për kontrollimin e dobët te informatave të ndjeshme të cilat janë publikuar përmes kësaj ueb faqe, shkruan BBC.
Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga Associated Press, janë gjetur emra të viktimave adoleshente të përdhunimit, personave që kanë vuajtur dhunë seksuale, si dhe emra të personave të cilët vuajnë nga sëmundje mendore, në dokumentet e publikuara nga Wikileaks.
Tashme është vënë në dyshim kujdesi i Wikileaks gjatë publikimit të këtyre informacioneve, transmeton Klan Kosova.
Ueb faqja është themeluar në vitin 2006 nga Julian Assange në mënyrë që të ndihmoj informatorët që të publikojnë informacione sekrete, dokumente të klasifikuara si dhe të dhëna të vjedhura.
Please follow and like us: