Angli: Greg Clarke, presidenti i ri i Federatës së Futbollit
– Caktimi i anglezit Greg Clarke si president i ri i Federates Angleze te Futbollit (FA) eshte konfirmuar, beri te ditur FA te merkuren.
Clarke eshte miratuar nga komiteti drejtues i FA me 22 korrikun e kaluar gjate nje mbledhje te asamblese se keshillit te pergjithshem te Federates ne stadiumin Wembley ne Londer. Ai do te marre postin e ri me 2 shtator, duke zevendesuar David Gill, president i perkohshem, i cili zevendesoi Greg Dyke, i cili u largua nga detyra kete vere.
Clarke do te shoqeroje seleksionin anglez ne Sllovaki ne 6 shtator ne nisjen e ndeshjeve kualifikuese per Boterorin 2018.
“Eshte nje nder i madh per mua qe te marr drejtimin e Feerates ne nje moment te rendesishem te historise se saj”, deklaroi Clarke, 48 vjec.
Presidenti i ri ka qene anetar i keshillit te FA, por gjithashtu ka drejtuar per gjashte vjet “Football League”, ekuivalent i D4 anglez.
David Gill do te marre postin e zv/presidentit te Federates. /a.ke/