Albspirit

Media/News/Publishing

AP: Ndihmësit e Trump luftuan për lirimin e Tymoshenkos

 

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se ish-shefi i fushatës të kandidatit republikan për president, Donlad Trump, në vitin 2012, kishte luftuar për të liruar lideren politike të Ukrainës, Julia Tymoshenko, kur ajo ishte në burg.

AP thotë se firma të cilën e udhëhiqte ish-shefi i fushatës së Trump, Paul Manafort dhe zëvendësi i tij Rick Gates po punonin për Partinë Rajonale të Ukrainës dhe kishin udhëhequr një përpjekje lobuese multi-milionëshe gjatë viteve 2012-2014, për të marrë mbështetjen e publikut në SHBA për Tymoshenkon, edhe pse ajo konsiderohej si e burgosur politike nga qeveritë evropaine dhe amerikane në atë kohë.

Manafort ka dhënë dorëheqje nga fushata e Trump javën e kaluar, pasi u zbuluan lobimet e fshehta që ai kishte bërë për partinë pro-ruse të presidentit të atëhershëm të Ukrainës Viktor Yanukovych, i cili u rrëzua nga pushteti përmes protestave në vitin 2014.

Ndërkaq Gates, vazhdon të shërbejë në fushatën e Trump si ndërlidhës me Komunitetin Kombëtar Republikan.

Tymoshenko, e cila ishte kryeministre e Ukrainës prej vitit 2007 deri në vitin 2010, u burgos nën akuza të përvetësimit të parave pas humbjes së qeverisë ndaj Tanukovych në vitin 2010.

Please follow and like us: