Berlini mbështet operacionet turke kundër ISIS-it dhe kurdëve në Siri
Gjermania njoftoi sot mbështetjen e saj ndaj ofensivës ushtarake të Turqisë në Siri kundër grupit xhihadist Shteti Islamik por gjithashtu edhe kundër milicive kurde që ndodhen në kufirin siriano-turk.
Pasi theksoi se dimensioni i operacioneve turke kundër ISIS-it njësoheshin me objektivat dhe qëllimet e koalicionit kundër ISIS-it, zëdhënësi i diplomacisë gjermane tha se “respekton vendimin e Ankarasë për të drejtuar luftimet kundër grupeve kurde në Siri, ndonëse aleatë të Perëndimorëve në konfliktin sirian”.
“Turqia, me të drejtë ose jo, konsederon se ka lidhje mes, krahut turk, PKK-së, që ne i konsiderojmë gjithashtu si një organizatë terroriste dhe të paktën një pjesë të kurdëve në krahun sirian”, theksoi zëdhënësi Martin Schäfer.
“Ne e respektojmë këtë dhe konsiderojmë se është e drejta legjitime e Turqisë të veprojë kundër këtyure aktiviteteve terroriste. Ne mbështesim Turqinë në këtë pikë”, vazhdoi ai.