Albspirit

Media/News/Publishing

Denion Meidani: Rruga e Arbrit dhe turi i Ramës në Dibër 

Rruga e Arbrit dhe turi i Ramës në Dibër/Nga Denion Meidani

Nuk largohem nga kryeministria pa bërë “rrugën e Arbrit” deklaroi dje me arrogance kryetari i rilindjes dhe njekohesisht kryeministri yne. Ai e tha kete pa ju dridhur qerpiku, teksa i fliste nje sheshi te vaket me pak dibrane skeptike, por akoma kurioze per te degjuar teatrin dhe premtimet e rradhes. Duke njohur zgjuarsine qe i karakterizon mendoj se ata ishin me teper kurioz kete here per te pare kryeqytetasit qe kishin patur paturpesine te vinin serisht perballe tyre te sigurte dhe euforike ne vetvete se do te ishin te afte ta mashtronin per te treten here ne tre vjet popullin e Dibres. Personalisht mendoj qe ne keto zgjedhje koalicioni rilindas sebashku me shtojcat e reja do te perballet me nje surprize te pakendshme gjithmone nese do arrijme te kemi zgjedhje te lira e te ndershme te pa njollosura nga leke te ardhura nga tendera te diteve te fundit apo me keq akoma nga kartelat vendas te droges qe po lulezojne ane e mbane.


Por te kthehemi tek fjalia e mesiperme e Rames kryeminister ku besoj per te gjithe tashme eshte e qarte qe ky zoteri, teksa pret nga kinezet e tij, aq keq sa po i shkojne gjerat ne qeverisjen e vendit ka rrezik nuk do e kapi as fillimin e “Rruges se Arbrit” e jo me perfundimin e saj. Nga ana tjeter duhet te them qe gjithashtu te pabesueshme mu duken edhe premtimet e Rames perfaqesues te LSI-se i cili na tha me dhe pa batuta por gjithsesi me nje buzeqeshje qe kjo e ashtuquajtura aleanca e tyre do te normalizohet dhe do te vazhdoje te egzistoje, fale Rames doktor tashme dhe kandidat per kryetar bashkie, e shendetshme, e qete dhe e dashur pavarsisht mbjelljeve, korrjeve, skandaleve, perjashtimeve, deshtimeve, sabotimeve, arrogances, egoizmit dhe individualizmit te pakten derisa te kryhet integrimi europian i vendit i cili sinqerisht me duket akoma vite larg dhe si rezultat nje prove teper e gjate per tu mbijetuar dhe me shume demeve kolaterale si per vendin ashtu dhe per vete LSI.


Sigurisht fjalimet vazhduan me justifikimin tre vjecar tashme qesharak “qe fajin e ka Saliu” dhe me ripremtimin e riperterire qe Dibra do rilindi. Sic pritej ne fund te dites sipas Rames deshtimi i Shukriut ishte i tiji dhe e mori ai me vete se bashku me turpin por aspak i kryetarit-kryeminister qe e zgjodhi ate, as i partise qe e rriti e as me pak i rilindjes qe na e shiti.

Please follow and like us: