Dhe ai mu pergjigj: “Shteti ka gjithmonë të drejtë”…
Mire kur nuk jemi ne rregull, po kur jemi ne rregull si duhet tja bejme?
Me poshte keni gjoben qe me ka ardhur ne sistem dhe gjithashtu edhe formularet qe kam plotesuar. Te gjitha brenda dates qe kerkohet. Une kam kancelari te vogel 16m2 dhe me zor ja dalim. Jemi familje e re dhe taksat, qerate, uje, drita, nje femije i vogel qe kekon veshje , ushqim dhe kemi vetem kete te ardhur. Si mund te paguaj tekat apo gabimet e nje administrate te apafte apo te ndonje brockulle qe shteti ben ndaj meje.
Ata jane zgjedhur te me sherbejne mua dhe te me permisojne jeten dhe jo te na e shkaterrojne ate.
Anonim ju lutem sepse nje here nje i tatimore me ka thene qe “Shteti ka gjithmone te drejte”.
Arsyeja ishte se une nuk kisha energji dhe ai erdhi per kontroll. Pasi beri kontrollin dhe dola ne rregull, i thashe “Mire une jam ne rregull me qeverine, po qeveria me mua?” dhe ai mu pergjigj “Shteti ka gjithmone te drejte”.