Albspirit

Media/News/Publishing

Digitalb thyen rekord: Lëshon 250 herë këngën “Kuq e zi” brenda 3 orëve

kuqezi

Rrjeti kablloviko-patriotik Digitalb sapo ka thyer edhe një rekord në fushën e teknologjisë.

Brenda 3 orëve ka arritur që të lëshoj 250 herë këngën “Kuq e zi” të kënduar nga Flori dhe Elvana Gjata.

“Qëllimi ishte që të lëshonim një këngë mbi 247 herë pa u vërejtur se jemi duke e lëshuar të njëjtën këngë dhe kemi arritur ta bëjmë këtë në mbi 250 herë”, tha menaxheri i Digitalb për rritje të patriotizmit nëpërmjet muzikës, si pjesë  e  politikës së shtetit për të rritur nacionalizmin.

Shqiptarët e kanë pritur shumë mirë këtë lajm.

“Sa ka përparu teknologjia”, ka shkruar Faqja “Kuq e Zi” në Facebook për q ka mbi 9 miliard anëtar.
“Sa ka përparu Digitalbi” ka qenë një koment i faqes “Tv Diaspora”.

Please follow and like us: