Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëheqja për të evituar kontrollin

Mundësia që ligji i vetingut u jep gjyqtarëve dhe prokurorëve

Dorëheqja është e vetmja mënyrë që kanë prokurorët dhe gjyqtarët për t’i shpëtuar kontrollit të Vetingut, që do të kalojë në skaner pasuritë, figurën dhe aftësitë e tyre profesionale. Në rast të refuzimi masiv, janë parashikuar dy rrugë për të plotësuar vendet që mund të mbesin vakant.

 

Ligji i Vetingut, që pas miratimit në Komisionin e Reformës në Drejtësi pret votën finale të seancës plenare, u lë të hapur një mundësi të gjithë atyre prokurorëve e gjyqtarëve që nuk dëshirojnë t’i nënshtrohen kontrollit dhe vlerësimit të trefishtë: pasurisë, figurës dhe aftësisë së tyre profesionale.
Kush mendon se nuk është në gjendje të kalojë këtë kontroll të trefishtë apo për cfarëdo arsye tjetër nuk dëshiron t’i nënshtrohet atij, ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe të largohet nga posti që mban. Neni 52 i ligjit të Vetingut thekson në pikën 1 se “subjekti i rivlersimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të Internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlersimit”.
Me këtë formulim, drafti duket gati si një lloj amnistie për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar duke u dhënë atyre mundësinë të dalin butë nga skena, por me para në xhep. Pika 2 e të njëjtin nen shton se “pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlersimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare sipas ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.
Për t’i bërë ballë një vakuumi të mundshëm personeli në rast se refuzimi për t’i nënshtruar Vetingut do të rezultojë masiv, janë parashikuar dy rrugë. Një është mundësia për t’u rikthyer në detyrë për të gjithë ata që kanë ushtruar më parë profesionin e që kanë minimumi 3 vjet eksperiencë. Nga ana tjetër, Shkolla e Magjistraturës do të marrë përsipër barrën, duke nxjerrë këtë herë një numër më të lartë ekspertësh.
Please follow and like us: