Elvi FUNDO: Çfarë na tregoi dje Rama nga Dibra?
Dje në Dibër u bë prezantimi i kandidatit të PS për garwn e kësaj bashkie me zgjedhje të parakohëshme, pas shkakrkimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale me një vajzë dibrane në këmbim të një vendi pune.
Dje në Dibër show nuk ishte thjesht dhe vetëm një takim elektoral prezantues, por lehtësisht lexoheshin disa fakte të forta politike.
Kryeminisri i vendit Edi Rama ishte në delir të plotë dhe ishte kujdesur qe në sfond te dukej vetem Rama për Dibrën, jo Votoni Muharrem Ramën apo Muharrem Rama për Dibrën. Kreu i qeverisë rastësinë e të njëjtit mbiemër e përdori për ta personalizuar show-n. Ai kandidimit të PS-së në Dibër i vendosi emrin e tij. Dhe humbja të njëjtin emër pritet të mbajë.
Së dyti na tregoi sesi dibranët dhe aleatët politikë mund të të “kryqëzojnë” përpara mijëra militantëve apo administratës të thirrur në rrjesht me ftesa në prezantim. Një “kryqëzim” alla dibrançe për Rrugën e Arbrit, ku qeveria e zotit Rama nuk ka bërë asnjë cm investim.
Kreu i qeverisë tha se nuk do largohej nga pushteti deri sa ta mbaronte rrugën, por kjo do ngelej sië thotë populli për kalendrat greke, dhe sja ka kush ngenë të durojë Edi Ramën, sa kohë të ketë qejf ai.
Kjo për disa arsye. Kreu jonë i qeverisë nuk ka përfunduar asnjë cm rrugë nacionale nga ato që la qeveria Berisha dhe jo më të ndërtojë një lot 250 milionë euro të plotë. Ska përfunduar asnjë cm rrugë në akset nacionale Pogradec-Qaf Thanë, Tiranë –Elbasan, By pass Fier, Kardhiq – Delvinë, Fier-Vlorë, Qukës –Qaf Pllocë, Korcë – Kolonjë, kujtoj këto të jugut se andej nga veriu as që i bie ndërmend të bëjë ndonjë copë rrugë për zhvillimin e infrastrukturës.
Të presësh Ramën të bëjë rrugën e Arbrit është si të presësh që Shqipëria do bëhet si Hong Kongu, dhe këtë dibranët e dinë më mirë se kushdo tjetër. Rama se ka as në parim dhe as ideologjinë e tij politike ndërtimin e infrastrukturës. Maksimumi mund të bëjë ndonjë pedonale, të lyejë ca fasada dhe të bëjë maksimumin ndonjë kullë apo shatrivan, duke u kujdesur të ketë sasinë sa më të madhe të betonit.
E fundit që pamw nga Dibra është paniku dhe frika e kryeministrit Edi Rama. Dje kreu i qeverisë shoqërohej nga një eskortë prej të pakrën 50 mjete të ndryshme, vetura, xhipa dhe furgona. Panik i kryeministrit apo kreu jonë i qeverisë është i kërcënuar dhe ende shqiptarët nuk dinë gjë, kjo ngelet për tu sqaruar. Megjithse dihet pasioni i Rames per tu shoqruar me “trima” dhe shumë police. I duket vetja si shefi i bandës me “trimat” dhe komisar me policët.
Këto ishin tre faktet që i pamë hapur dhe mësuam dje në Dibër, delirin e kryeministrit duke i vjedhur fushatën tjetrit, gënjeshtrën për rrugën e Arbrit dhe panikun apo kërcënimin e tij.
Një film i ndërtuar njësoj si zhgaravinat e tij mbi axhendat qeveritare.