Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan: Operacioni ushtarak, kundër Shtetit Islamik dhe kurdëve


Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan tha se operacioni ushtarak që filloi sot në veri të Sirisë drejtohet kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik dhe kurdëve të Sirisë, në mënyrë që t’i jepet fund akteve të terrorit në kufi.

Turqia thotë se kurdët e Sirisë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër ISIS-it, bashkëpunojnë me kurdët në juglindje të Turqisë të cilët për dekada me radhë ngrejnë krye kundër qeverisë. Një numër tankesh turke janë parë në operacione në anën siriane të kufirit në përpjekje për të larguar militantët nga qyteti Xharablus.

Ministria e jashtme e Sirisë i dënoi veprimet e Turqisë si shkeje të sovranietit të saj. Shtetit Islamaik arriti të marrë nën kontroll një pjesë të mirë të kufirit Turko-Sirian, në fillim të vitit 2015 por luftëtarët kurdë e rimorën një pjesë të madhe të territorit sidomos përreth qytetit Xharablus.

Turqia është e shqetësduar nga ky përparim i forcave kurde pasi nuk dëshiron zgjerimin e kontrollit kurd në veri të Sirisë.

Please follow and like us: