Albspirit

Media/News/Publishing

EURALIUS: Asistuam në miratimin e ligjit të Vettingut

EURALIUS përmes një deklarate për mediat thekson se asistoi në miratimin e ligjit për ri-vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

EURALIUS thekson se janë katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian duke theksuar:

a) Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale;
b) Procesi i ri-vlerësimit përdor informacionet, dosjet si dhe strukturat administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së;
c) Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet;
d) Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave.

Gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, PD nuk mori pjesë në votim edhe pse ishte e pranishme.

Please follow and like us: