Albspirit

Media/News/Publishing

Greqia kërkon vazhdimin e marrëveshjes BE-Turqi për refugjatët

Flitet shpesh për mundësinë e prishjes së marrëveshjes, vetëm duhet ditur që po të mos ishte nënshkruar kjo marrëveshje 130 apo 180 mijë emigrantë më shumë dhe refugjatë do të kishin mbetur të bllokuar në Greqi, – tha zv/ministri grek Yannis Muzalas.

 

Yannis Muzalas2.jpg

Zëvendësministri grek për Politikën e Migracionit Yannis Muzalas, në lidhje me marrëveshjen mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian tha se po të mos ishte nënshkruar kjo marrëveshje 130 apo 180 mijë emigrantë më shumë dhe refugjatë do të kishin mbetur të bllokuar në Greqi, raporton korrespondenti i AA-së në këtë vend.

Ai theksoi rëndësinë e marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi. “Nuk ka asnjë konstatim të shënuar për rritje të numrit të emigrantëve dhe refugjatëve nga Turqia në Greqi. Vetëm në një ditë të muajit gusht është regjistruar kalimi i 230 personave. Nuk është vërejtur ndonjë tjetër ngjarje e rëndësishme”, tha Muzalas në konferencën për mediat me drejtoreshën e Zyrës për azil në Greqi Maria Stavropoulou dhe me zyrtarë të Komisionerit të Lartë të OKB-së si dhe nga Zyra Evropiane për mbështetje të azilit.

Muzalas gjithashtu bëri thirrje që të mos prishet marrëveshja Turqi-BE.

“Kemi shqetësime se ndonjë destabilizim do të ndikojë negativisht mbi marrëveshjen BE-Turqi. Flitet shpesh për mundësinë e prishjes së marrëveshjes. Po të mos ishte nënshkruar kjo marrëveshje 130 apo 180 mijë emigrantë më shumë dhe refugjatë do të mbeteshin të bllokuar në vend”, tha ai.

“Një mijë e 225 fëmijë të pashoqëruar”

Muzalas shpalosi të dhëna në lidhje me veprimet e para-regjistrimit të kryera në Greqi për refugjatët për datat 9 qershor – 30 korrik. Sipas tij, në Greqi ndodhen mbi 58 mijë emigrantë dhe refugjatë, nga të cilët 11 mijë mbahen në ishuj, ndërsa 2 mijë të tjerë kanë shprehur dëshirën me vullnetin e tyre për t’u kthyer në vendlindje, ndërsa 4 mijë të tjerë nuk kanë marrë pjesë në proceset e regjistrimit.

Ai ka theksuar më tej se këta 4 mijë persona mund të mbajnë shpresa për të dalë ilegalisht jashtë vendit ose për rihapjen e kufijve.

Krahas kësaj Muzalas ka dhënë informacionin se në total 27 mijë e 592 refugjatë kanë kryer regjistrimin paraprak, nga të cilët 1 mijë e 225 prej tyre janë fëmijë të pashoqëruar (jetimë). Nga refugjatët e regjistruar 54 për qind e tyre janë nga Siria, të ndjekur këta nga afganët me 27 për qind dhe irakianët me 13 për qind.

Muzalas ka rikujtuar se do të ketë të drejta shëndetësore dhe arsimore për emigrantët dhe refugjatët e regjistruar si dhe do të nxirren rregulloret që u japin atyre të drejtën e punësimit.

Ndër të tjera pasi u shpreh se kanë ndodhur probleme për shkak të mospranimit të emigrantëve dhe refugjatëve nga disa vende të BE-së Muzalas, tha se zëvendësministri dhe ministri i Sigurisë Publike në periudhën e ardhshme do të fillojnë një turne në vendet e BE-së.

Muzalas heksoi ndër të tjera se në një periudhë të afërt do të zhvillojnë një vizitë edhe në Turqi.

Please follow and like us: