Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxhaj: Kosova qëndron përkrah Shqipërisë

Enver-Hoxhaj Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllimet ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për humbjen e jetës së qyterarit shqiptar në Itali nga tërmeti dhe lëndimin e shtatë qytetarëve të tjerë.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook mbrëmjen e së mërkurës, ministri Hoxhaj shprehet: “Sapo mësova për lajmin tragjik të humbjes së jetës së një bashkëqytetari nga Shqipëria dhe shtatë të tjerëve të plagosur në ngjarjen tragjike në Itali. I shpreh ngushëllimet e mija familjeve dhe solidarizimin me mikun tim, ministrin Ditmir Bushati. Kosova qëndron përkrah Shqipërisë. EH”.

Please follow and like us: