Albspirit

Media/News/Publishing

Interesim i madh i femrave për t’u bërë nuse të Ismet Hebibit

Interesim i madh i femrave për t’u bërë nuse të Ismet Hebibit

Ismet Hebibi, i cili u bë i njohur me kandidaturen e vetëshpallur për president të Kosovës, ditë më parë përmes rrjeteve sociale kërkonte nuse.

Ismeti i cili me profesion është mjek, në kërkesën e tij për nuse, kishte bashkangjitur edhe kriteret që duhet t’i plotësoj bashkëshortja e tij e ardhshme.

“Zonja duhet të jetë e shkolluar dhe akademike, me shpirt fisnik dhe shqiptare e vërtetë”, shkruante Hebibi në kërkesën e tij për nuse.

Por sot, i kontaktuar nga Magazina.al, Hebibi ka treguar se pas njoftimit në facebook, ka pasur kërkesa të shumta nga femrat.

“Po, ka shumë oferta nga femrat fisnike dhe të bukura shqiptare. Por edhe nga ato tjerat prej të gjitha kontineteve”, ka treguar Hebibi për Magazina.al

Ai ka treguar se përkundër ofertave të shumta, nuk ka pasur kohë t’i shqyrtoj të gjitha, pasi është i zënë me problemet politike në Kosovë, pacientët e ti si dhe punën shkencore.

Please follow and like us: