Albspirit

Media/News/Publishing

Investimet në Shëndetësi – Protezat për pacientët falas, i paguan qeveria

Klementina Cenkollari
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=HsICoIZ8_PM]

Protezat  ortopedike që nevojiten për rimëkëmbjen e pacienteve, pas traumave, do të jenë falas. Me një investim prej 1 milionë euro këto  pajisje mjekësore qe siguroheshin nga vete pacientet, tashme do te mbulon nga buxheti, për të gjithë pacientët që do mjekohen në spitalin e Traumës në QSUT dhe atë rajonal të Durrësit. Shërbimi u pa nga afër nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

“Kisha 10 vjet që se bëja dot. Nuk e blija dot protezën. Por tani nuk kisha rrugë zgjidhje, nuk duroja dot më.”,

Tanimë pacientët që kanë nevojë për proteza të ndryshme ortopedike të nevojshme për rimëkëmbjen pas traumave, nuk do t’i blenë më vetë pajisjet mjekësore, por do t’i marrin falas.

Me një investim prej 1 milion dollarë buxheti i shtetit do të mbulojë blerjen e protezave për pacientët që do të mjekohen në siptailin e Traumës në QSUT dhe në spitalin rajonal të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të parë nga afër shërbimin më të ri për pacientët që kanë nevojë për pajisjet mjekësore të implantueshme

Rama: “Nuk ka patur ekzaminime. Shpesh herë të sëmurët detyroheshin të lëviznin në spitale të tjera ose në klinika private. Krijonte dhe probleme në komunikimin me familjarët. Sot, plotësojmë nevojat  që kemi këtu për trauma, por duke qenë se ka kapacitet, ky spital na mbulon dhe nevojat që kemi për rezonancë nga sistemi i referimit për disa qarqe të vendit, në mënyrë që radhën e pritjes ta mbajmë jo më shumë se një muaj në gjithë Shqipërinë dhe praktikisht nga korriku i vitit të kaluar, kemi arritur ta mbajmë”

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një mbledhje pune me drejtues dhe mjekë të Spitalit të Traumës, gjatë së cilës u paraqitën dhe u diskutuan projektet e reja për rinovimin dhe rritjen e eficencës së spitalit.

Please follow and like us: