Kanada lejon femrat myslimane police të mbajnë shami

Policia mbretërore Kanadeze, e njohur si Mounties, lejon femrat myslimane në uniformë të mbajnë shami.
Zëdhënësi i Policisë Scott Bardsley tha se kjo u bë për të reflektuar ndryshueshmërinë mes komuniteteve në Kanada dhe të tërheq më shumë police femra myslimane, shkruan BBC.
Uniforma ikonike, e famshme për kapelat e gjëra, ka ndryshuar shumë pak që nga koha kur ajo u prezantua së pari dy shekuj më parë.
Janë testuar tre lloje të shamive para se të vendosej për atë që përshtatej më së shumti me profesionin e policisë, raportuan mediat lokale.
Please follow and like us: