Albspirit

Media/News/Publishing

Mbrëmje Arbëreshe në kuadër të Seminarit të Gjuhës Shqipe

14088855_10157350105035717_43628041_n

Në kuadër të edicionit të 45-të, të Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, është duke u zhvilluar një mbrëmje festive e quajtur “Mbrëmja Arbëreshe”.

Për të diskutuar rreth organizimit dhe emocioneve që sjell kjo mbrëmje dhe seminari si tërësi, i ftuar në Kosova Direkt është Profesori nga Kalabria, Gjani Bellushi.

Bellushi është ndarë shumë i kënaqur me seminarin njëkohesisht me pjesëmarrësit në këtë ngjarje

“Si çdo vit seminri na pret me një organizim në mënyrë të mrekullueshme. Sa i perket takimeve mes seminaristeve, eshte si çdo vit, kemi persona nga treva të ndryshme. Nuk është vetëm takim shkencor por edhe kulturor” ka thënë Bellushi.

“Që prej fillimit të seminarit çdo vit bëhet një mbremje që sonte është quajtur “Mbrëmje Arbëreshe. Eshtë një mënyrë shoqërore për të kaluar kohë së bashku. Seminari për mua është një takim me miq që kemi interes të perbashket sa i perket gjuhës shqipe”.

“Ndër të tjera është edhe mundësi e mirë për të vizituar vendet e Kosovës”, përfndoi Bellushi.

Please follow and like us: