Ndaloni burkën, lejoni burkinin
Philadelphia Inquirer
Franca është përfshirë nga një histeri budallaqe për burkinin, duke më bërë që të dyshoj nëse europianët do të bëhen ndonjëherë seriozë për sfidën e tyre islamiste.
Si fillim, çfarë është një burkini? Fjala (nganjëherë shkruhet “burqini”) gërsheton emrat e dy artikujve tërësisht të ndryshëm të veshjes femërore: burkën (një mbulesë e plotë e islamike e trupit që i ngjan një tende) dhe bikinit. E njohur ndryshe edhe si rroba banjo hallall, ajo mbulon në mënyrë modeste gjithshka përveç fytyrës, duarve dhe shputave, e përbërë nga një pjesë e sipërme dhe një e poshtme. I përngjet një kostumi zhytësish por me një kapuç.
Aheda Zanetti nga firma Ahiida Pty Ltd në Australi pretendon se e ka shpikur këtë lloj termi, në 2003, duke e quajtur si “më e vogël se burka” por “me dy pjesë si bikini”. Kryqëzimi kureshtar dhe sensacional i dy artikujve radikalisht të kundërt, së bashku me nevojën për të nga gra aktive dhe besimtare myslimane, e ka zgjuar (siç vë në dukje Ahiida) një vrull kërkesash dhe interesi të menjëhershëm për burkinin. Për më tepër, disa gra (si ylli i kuzhinës britanike Nigella Laëson) e veshin për të shmangur nxirjen e lëkurës, ndërsa besimtarë hebrenj kanë adoptuar një variant tjetër të kësaj veshjeje.
Në 2009, një pishinë publike në Emerainville përjashtoi një grua të veshur me burkini, me motivin se ishte duke thyer rregullat e pishinës duke veshur rroba rruge. Mirëpo, burkinet shpërthyen si një çështje politike në rang kombëtar vetëm këtë 12 gusht, kur kryebashkiaku i Kanës, një qytezë pushuesish, në Rivierën Franceze, ndaloi burkinin (pas e saktësuar ligjërisht se çfarë është një gjë e tillë) në plazhet e Kanës, sepse përfaqëson islamizmin. Një gjykatë më vonë, konfimoi urdhërin e tij për ndalim, dhe kryeministri i Francës, Manuel Valls, e mbështeti më tej (me arsyen se burkini është një shprehje fetare që nuk ka vend në plazhe) siç bëri edhe François Fillon, një kandidat i mundshëm për president në vitin e ardhshëm. Pra, u dhanë zemër bashkive e komunave të tjera franceze që të ndjekin shembullin, duke përfshirë edhe qytetin e Nicës, si dhe nëntë qyteza të tjera në Departamentin e Alpeve Detare si dhe në pesë qyteza në Departmentin Var.
Ky zhvillim ka lënë pa mend dikë si unë, që ka argumentuar gjatë se burka (si dhe nikabi, një tjetër artikull i ngjashëm veshjeje që lë zbuluar vetëm një shirit sa për sytë) duhet të ndalohet nga vendet publike për arsye sigurie. Ato veshje pa formë jo vetëm që fshehin fytyrat, duke u dhënë mundësi kriminelëve dhe xhihadistëve që të maskohen, por lejojnë veshësin e tyre që të mbajë fshehur me vete një armë zjarri pa e dalluar dot askush. Burra dhe gra kanë përdorur shpesh burka si mjete për synimet e tyre kriminale dhe xhihadiste. Vërtet, unë kam mbajtur shënim rreth 150 anekdota për vjedhje bankash, rrëmbime, vrasje dhe sulme xhihadiste që prej vitit 2002; Philadelphia është bërë kryeqyteti perëndimor të përdorimit të burkave dhe nikabeve si mjete krimesh, me të paktën 34 incidente në 9 vjet.
Ndryshe nga ajo, burkini nuk paraqet asnjë rrezik për sigurinë publike. Ndryshe nga burka dhe nikabi, fytyra mbetet e zbuluar; veshja relativisht e puthitur pas trupit, nuk lë hapësirë për fshehje armësh. Burrat nuk mund ta veshin për t’u maskuar. Për më tepër, ndërsa ka argumente legjitime lidhur me higjenën e futjes me veshje të mëdha, në pishina, (që ka bërë disa hotele në Marok të ndalojnë këtë kostum), kjo nuk ka kuptim në plazhet bregdetare të Francës.
Për këto arsye, burkinit në plazhe duhen lejuar pa asnjë kufizim. Argumentet kulturore, si ato të bëra nga Valls, janë boshe dhe diskriminuese. Nëse një grua dëshiron të vishet në mënyrë modeste në plazhe, kjo është puna e saj dhe jo e shtetit. Është prerogativë e saj që të zgjedhë costume banjosh dhe mbrojtje nga uji që nuk janë të pashme për të notuar.
Kërcënimi islamist për Perëndimin është shumë real, që nga rregullat e Rushdisë te bandat e seksit, taharrush, poligjinia, vrasjet e nderit, zonat pjesërisht të ndaluara dhe prerjet e kokave. Me vërshimin në Europë të miliona migrantësh myslimanë të paverifikuar, këto problem do të shtohen së bashku me numrin e islamistëve. Nervat janë të tendosura dhe skena politike është duke ndryshuar me shpejtësi, e simbolizuar nga gjysma e elektoratit në zgjedhjet presidenciale në Austri që votoi për një politikan të skajshëm anti-emigrantësh.
Problemet lidhur me Islamin besohet se janë shqetësimi numër një i Europës, madje edhe më shumë se puna e Bashkimit Europian dhe e krizës financiare; ato kërkojnë zgjidhje duke u përballur me çështje reale, jo duke u përqendruar në yçkla simbolike si burkinit, dyqanet e hallallit dhe minaretë. Burkat dhe nikabet duhet të ndalohen (ashtu si mund të vendosë së shpejti qeveria gjermane), liria e fjalës lidhur me Islamin dhe myslimanët duhet të rikonfirmohet, financimet për qëllime fetare saudite dhe iraniane duhen prerë, dhe vetëm një kod ligjor duhet të zbatohet për të gjithë.
Kështu që, këshilla ime është: përqendrojuni në problemet reale dhe lërini myslimanët të veshin çfarë të duan në plazh.