Albspirit

Media/News/Publishing

Nga drejtuesit tek velinat: Ja të gjitha ndryshimet e “Fiks Fare”

DETAJET/ Nga drejtuesit tek velinat: Ja të gjitha ndryshimet e “Fiks Fare”

Emisioni investigative Fiks Fare po pëson disa ndryshime në funksion të misionit që ai ka, për të qenë zëri i problemeve dhe halleve të qytetarëve.

Qe nga dita e djeshme neper portale kane filluar aludimet, shkrimet dhe fantazi pa fund.

Ne u interesuam pranë redaksisë të emisionit dhe mësuam se Fiksi do vijë më energjik ne 5 shtator dhe ndyshimet që ka pësuar janë kryer të të cuar në një nivel edhe më të lartë këtë emision kaq të dashur për shqiptarët. Nese nderrohen paraqitesit (prezantuesit), nuk shperbehet emisioni

Mësohet se ka pasur një garë për moderatorët, ndryshime thelbësore në skenografi, zgjerim i stafit të gazetarëveë, Kamerat e fshehta janë perfeksionuar dhe gjithcka është gati për të startuar ditët e para të shtatorit.

“Fiksi ka zhvilluar një audiencë për moderator. Janë disa raste, edhe gjatë kohës kur ky emision drejtohej nga Saimir dhe Doktori dhe më pas ka pasur cifte të ndryshme që provonin të prezantonin emisionin. Ishin 20 vetë në këtë “garë” konkurim që tregonte edhe vëeshtirësinë e madhe në përzgjedhje ”, tha një nga drejtuesit e Fiks Fare.

Më tej mësuam se gjate tre muajve në garë kanë qenë jo pak por plot 10 cifte moderatorësh, midis te cileve aktore te njohur te humorit dhe gazetare , të cilët provuan disa herë prezantimin e emisionit, drejtuesit e Fiksit dhe Top Channel vendosën që prezantimi në sezonin e ri të bëhej nga dy moderatorë të rinj.

Pjesë e kësaj audiencë ka qenë edhe Fiori me Doktorin, por fitues kanë dalë Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët do jenë drejtuesit e rinj të emisionit.

Shumë emisione të ngjashëm si Fiksi në Europë shpesh përdorin ndryshimin e moderatorëve, për t’i dhënë energji të reja ekranit.

Fiksi këtë sezon pritet të jetë jo vetëm me drejtues të rinj. Skenografia e emisionit pritet të jetë edhe më magjike. Një skenë e re dhe një investim gjigand nga Top Channel për emisionin investigativ më të ndjekur në ekranet shqiptare.

Nga ana tjetër është zgjeruar edhe stafi i bashkëpunëtorëve dhe gazetarëve. Tani Alisës, Fonit, Adit Rudina Demnerit (Paloma), Anteles etj..do t’i bashkohen të tjerë kolegë në misionin e tyre për të denoncuar dhe publikuar padrejtësitë që ju bëhen qytetarëve nga administrata, institucionet dhe zyrtarët e shtetit.

Velinat e Fiksit do jenë Anisa dhe Briseda, dy bukuroshet të cilat sezonin e kaluar ishin pjesë e emisionit vetëm ditën e premte, tani ato do jenë pjesë e përditshme e emisionit.

Surpriza të reja dhe si gjithmonë temat investigave, kamerat e fshehta dhe denoncimet të cilat janë edhe thelbi I këtij emisioni do vijnë vetëm pas pak ditësh në ekranin e Top Channel./TemA

Please follow and like us: