Albspirit

Media/News/Publishing

Nje histori perverse korrupsioni

Nje histori perverse korrupsioni

Nga Klodian TOMORRI

Ne vitin 2014, Kuvendi i Shqiperise, pranoi dhe i imponoi qytetareve trefishimin e cmimit te siguracionit per automjetet me preteksin se kjo ishte e nevojshme per te paguar borxhet e prapambetura te Byrose se Sigurimeve. Ky ishte borxh qe kompanite e sigurimeve duhej t’ja u paguanin personave te aksidentuar nga automjetet e pasiguruara.

Ne ate kohe Kuvendi i ngarkoi Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare qe te shtronte nje plan konkret se si shoqerite e sigurimeve do paguanin borxhin prej 14 milione dollare

Sipas planit te mbeshtetur edhe nga Banka Boterore shuma do te paguhej ne tre vjet, pra ne periudhen 2014-2016 me keste te barabarta.
Plani parashikonte qe ne fund te ketij viti shoqerite e sigurimeve ta kishin shlyer teresisht borxhin, por kjo nuk u respektua.

Rregullatori u perkul, pas tij edhe Kuvendi i Shqiperise. Borxhi i byrose se sigurimeve aktualisht eshte rreth 10 milione dollare. Njerez te cilet kane humbur te afermit ne aksidente apo qe kane mbetur indalide perjetesisht qe ne vitin 2000 vazhdojne e sorrollate pa u demshperblyer.

Shkelja e ligjit u amnistua fillimisht nga AMF permes nje vendimi, i cili zgjati afatin e shlyerjes se borxhit edhe me dy vjet te tjera. Pas AMF, nje muaj me pare amnistine e vulosi edhe Parlamenti, sipas propozomit te Komisionit Parlamentar te Ekonomise.

Nje muaj me pas karteli i blinduar “Shoqeri sigurimesh- AMF-Kuvend” po u imponon qytetareve nje tjeter surprize te hidhur. Rritjen serish me 30 per qind te cmimit te sigurimeve, ne nje kohe qe raporti deme prime ka rene ne 20 per qind, niveli me i ulet ne bote. Po. Me ulet se Zimbabve, Uganda, Sierra Leone dhe kudo.

Kjo eshte nje histori e tmerrshme korrupsioni ku eshte kapur dhe nenshtruar plotesisht Parlamenti si institucioni i dores se fundit qe mbron interesat e qytetareve. Ne kete pike zgjidhjet ligjore s’kane me vlere. Kur shteti kapet ne kete forme, qytetaret kane vetem nje instrument ne dore. Mosbindjen dhe perballjen me institucionet perverse te korruptuara.

Please follow and like us: