Albspirit

Media/News/Publishing

Një viktimë shqiptare në Itali, ambasadorja: Jemi pranë familjeve

Një viktimë shqiptare në Itali, ambasadorja: Jemi pranë familjeve

Për më shumë të dhëna në lidhje me fatin e komunitetit shqiptar të prekur nga seria e tërmeteve në Itali, në lidhje telefonike me studion qendrore të lajmeve të Top Channel ka qenë ambasadorja shqiptare në Romë, Anila Bitri.

TCH: Zonja ambasadore, a keni të dhëna për shqiptarët e prekur nga tërmeti?

Anila Bitri: Bashkë me stafin tim ndodhem në Amatriçe, qyteti më i fshikulluar nga tërmeti. Është ndër më të rëndët që ka prekur Italinë në vitet e fundit. Kujtoj atë të viteve ‘80. Ndërsa i afrohesh qytetit ai është një qytet fantazmë, komplet i rrafshuar. Kemi një komunitet prej 50 vetësh këtu, kemi 1 jetë të humbur dhe 7 të lënduar, të cilët janë shtruar në Romë dhe qytete të tjera. Banorët janë vendosur në tenda dhe ka familje të tjera shqiptare që janë strehuar tek fqinjët. Ajo që dua të nënvizojë është se sot kemi parë një mrekulli të solidaritetit të italianëve që u janë gjendur shqiptarëve këtu në Amatriçe. Pastaj ka pasur edhe shqiptarë që kanë ardhur nga Roma për të ndihmuar italianët. Burrat shqiptarë kanë shkuar të ndihmojnë italianët, ndërsa nënat shqiptare të dhurojnë gjak.

TCH: Zonja ambasadore, ju folët për viktima, a keni të dhëna për emrin?

Anila Bitri: Kemi punuar ngushtë me autoritetet italiane dhe kemi të dhëna. Është fjala për një baba 32-vjeçar nga Roskoveci.

Please follow and like us: