Albspirit

Media/News/Publishing

Një xhami e Prishtinës, vatër prostitucioni dhe droge

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot ka mbajtur takimin përmbyllës me forumet lokale të sigurisë në Prishtinë. Gjatë takimit, përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës Idriz Gjigolli, ka thënë para të pranishmëve se në një xhami të Kryeqytetit po ushtrohet prostitucioni dhe është bërë vatër e drogës. Ai nuk ka treguar se për cilën xhami bëhet fjalë, vetëm ka thënë se xhamia është duke u rinovuar. Këtë deklaratë të Gjigollit e ka pohuar edhe Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës. Ai ka thënë se kanë marrë telefonata dhe se aty kanë hasur në raste te narkomanëve dhe prostitucionit.

Please follow and like us: