Albspirit

Media/News/Publishing

Opozita e Berishës: Ja karikaturat anti-qeveri të ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet tre fotografish, njëra prej të cilave e montuar, ka sulmuar të majtën dhe përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste në qeveri, duke përdorur disa diçitura të tijat apo të huazuara.

Në një foto, ku shihet kandidati i PS për kryebashkiak në Dibër Muharrem Rama, në shoqërinë e ish-deputetit Arben Noka dhe të disa personave të tjerë, Berisha shkruan: “Krimineli i krimeve ne Mirdite me Trafikantin Arben Rama, ne fushate elektorale per sivllaun ne trafiqe Muharrem Noka!”, – duke aluduar edhe për praninë e shefit të krimeve të policisë së Mirditës në tavolinë.

Në një tjetër foto ku duken të montuar kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të qeverisë, Berisha ka vendosur diçiturën: “Fotografi dixhital diagnostikon: No comment!”.

Dhe së fundi, në një foto nga panairet që po organizon policia në jug të vendit me moton “Policia që duam”, ku duket një vajzë që ka pozuar mbi një motor të policisë dhe një efektiv që qëndron aps saj, por që mendohet se është në këmbë, Berisha shkruan:

“Po i meson motorin badiguardit te Saje qorrit!”.

Please follow and like us: