Albspirit

Media/News/Publishing

Premiera botërore “Love and Friendship”, në ABC

20160824152738533600 Kinemaja ABC e përmbyll sezonin veror të shfaqjes së filmave edhe me premierën e cila do të shfaqet nga data 25 shtator. Ky është filmi “Love and Friendship”, me regji të Whit Stillman, dhe do të shfaqet çdo ditë në ora 18:00. Filmi i zhanrit komedi, dramë dhe romancë, njëkohësisht, për 1 orë e 32 min sa zgjatë, do të sjellë para shikuesve aktorët Kate Beckinsale, Chloe Sevigny, Xavier Samuel, Stephen Fry e të tjerë.
Ngjarja e filmit ndodhë rreth vitit 1790. Filmi flet për vejushën Suzana Vernon, e cila shkon te prona e prindërve të bashkëshortit për t’u marrë me thashethemet për të. Ndërkohë mundohet të gjejë burrë për vete dhe vajzën e saj Frederikën.

Please follow and like us: