Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria siriane dënon ofensivën e Turqisë në veri të Sirisë


Qeveria siriane ka dënuar ofensivën e ushtrisë turke në veri të Sirisë, vetëm pak orë pasi tanket turke kanë avancuar në një pjesë të Sirisë e cila është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik që prej korrikut të vitit 2013.

Rebelët sirianë të mbështetur nga Ankaraja dhe Ushtria e Lirë Siriane gjithashtu po marrin pjesë në këtë operacion ushtark, i cili po mbështetet edhe nga sulmet ajrore e SHBA-ve dhe të Turqisë, me qëllim që të pastrojnë zonën kufitare nga militantët e IS-it.

Operacioni filloi pikërisht në ditën kur nënpresidenti amerikan Joe Biden viziton Ankaranë, ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin Binali Yildirim.

Një zytar i lartë i SHBA-ve, që udhëton së bashku me Bidenin për në Turqi, u ka thënë gazetarëve se Uashingtoni ishte “i sinkronizikuar” me planet e Turqisë.

Biden ka arritur në Ankara në mesditë, përderisa forcat ushtarake turke kaluan në veri të Sirisë dhe rebelët nga Ushtria e Lirë e Sirisë avancuan drejt qytetit Jarablus.

Bisedimet në mes të Biden, Ergodan dhe Yildirim pritet që të fokusohen në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Ankarasë dhe aleatëve të saj të NATO-s.

Please follow and like us: