Albspirit

Media/News/Publishing

Tadiq: Ndihem fajtor që s’i kërkova falje popullit maqedonas derisa isha president

Tadiq: Ndihem fajtor që s

Ish presidenti serb Boris Tadiq në intervistën e tij të fundit ka thënë se ndihet shumë fajtorë që gjatë mandatit të tij si president derisa ishte në krye të Serbisë nuk ka kërkuar falje ndaj popullit të Maqedonisë në lidhje me disa punë të këqija në historinë e shtetit duke potencuar se për të ka qenë shumë e rëndësishme që të zgjidhen disa problematika mes vendeve përfshirë edhe atë të kishës, njofton Zhurnal.

”Shumë shpesh kam qenë në vizitë në Maqedoni si president dhe ka qenë shumë e rëndësishme që disa problematika të historisë t’i tejkalojmë përfshirë këtu edhe punën e kishës dhe mendoj se këtu është problemi kryesorë në rrugëtimin e më tejmë të ndërtimit të marrëdhënieve shtetërore. Nga ana tjetër jemi të lidhur historikisht si nga kultura e muzika. Nuk ekziston pikë tek ndonjë popull që nuk ekzistojnë lidhjet e forta mes popullit maqedonas dhe atij serb”, ka deklaruar kështu ish presidenti Tadiq.

Sot kam pasur rastin të bisedoj me historian e jo vetëm me politikan. Disa prej tyre më thanë shumë gjëra të rëndësishme dhe ndihem si fajtor se si president i Serbisë nuk kam kërkuar falje tek populli maqedonas për disa punë të këqija gjatë historisë kur këtu ka qenë xhandarmeria serbe dhe kur nuk kemi pasur gjithmonë raporte të shkëlqyera.

E pikërisht për këtë si një ish president dua të kërkoj falje dhe të përmirësoj gabimin tim të cilin e kam bërë si ish president duke dashur të afroj dy popujt akoma më shumë, ka theksuar kështu ish presidenti serb, Boris Tadiq.

Please follow and like us: