Albspirit

Media/News/Publishing

Të mërkurën shpallet Drejtori i ri i TKOB

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=GPpi1KE4PMQ?feature=oembed]

Në ditën e fundit të Gushtit, që përkon edhe me mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë muaj, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të njohë drejtorin e ri.

Etapa e fundit e prezantimit të gjashtë platformave konkurruese u mbyll sot. Para një komisioni i përbërë nga gjashtë anëtarë, punonjës të brendshëm dhe të jashtëm të Ministrisë së Kulturës, secili nga garuesit prezantoi edhe gojarisht projekt-idenë e tij, pasi e kishte dorëzuar fizikisht.

Nga gjashtë kandidatët në garë në tryezën e Kryeministrit Edi Rama do të mbërrijnë vetëm dy emra, që për Ministrinë e Kulturës përbëjnë kandidaturat që plotësojnë kriteret e vendosura nga ajo në konkursin e hapur pas dorëheqjes së Ilir Kernit. Emrat e dy konkurrentëve në garë mes ish drejtores së TKOB, Zana Çela, tenorëve Agim Hushi dhe Josif Gjipali, baritonëve Ylber Gjini dhe Gëzim Xhaxhaj dhe trombisti Kleanthi Gjika, pritet të dalin të Premten. Të vetmin që ethet e konkurrimit nuk e kanë zënë është Ylber Gjini. Motoja e tij është: “E rëndësishme është pjesëmarrja dhe jo fitorja.”

Please follow and like us: