Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia, më shumë agjentë në Gjermani se CIA: 1 agjent për çdo 500 emigrantë

agjent

Në 500 emigrantë turq në Gjermani vjen një agjent turk.  Shërbimi sekret turk në Gjermani ka më shumë agjentë se CIA, thotë një specialist i shërbimeve informative. Qeveria gjermane duhet të ndërhyjë, pohon ai.

Numri i agjentëve të shërbimit informativ turk, MIT, në Gjermani mendohet se shkon në 6’000. Ky është vlerësimi i shërbimeve informative gjermane. Një shërbim që e ka humbur toruan, mendon një specialist gjerman i shërbimeve informative, Erich Schmidt-Eenboom.

Shërbimi informativ turk në Gjermani është prezent përmes agjencive turistike, bankave, xhamive etj. Strukturat e shërbimit informativ turk në Europë dhe sidomos në Gjermani po infiltrohen prej vitesh. Deri më tani janë gjurmuar kurdët të cilët kanë lidhje me PKK.

Nga përpjekja për grusht shteti në Turqi, ai tani po i merr në shënjestër përkrahësit e klerikut Gülen dhe simpatizantët e opozitës. Tani po shtohen zërat për represion ndaj opzitës dhe mediave, transmeton Tages Anzeiger, percjell dialogplus.

Schmidt-Eenboom përkujton se ka një vendim të Gjykatës Federale gjermane, i cili e obligon Gjermaninë t’i marrë në mbrojtje të huajt që jetojnë në Gjermani nga inskenimet dhe reprezaljet e sërbimeve sekrete. Ai kërkon reagimin e qeverisë gjermane, vëzhgimin e njerëzve të njohur të MIT-it dhe kundëroperacione në fushën e shërbimeve informative. Por, edhe veprime në rrafshin e gjërë politik, si rishikimi i bashkëpunimit të BND-së gjermane me MIT-in turk dhe këtu – për të – bën pjesë tërheqja e rezidentëve të BND-së nga Turqia dhe dëbimi i bashkëpunëtorëve të MIT-it nga Gjermania. Tani po shtohet numri i njerëzve që kërkojnë sqarime nga qeveria gjermane lidhur me aktivitet e shërbimeve sekrete turke në Gjermani. Sipas politikanit të gjelbërt gjerman Hans-Christian Ströbele, Ankarasë duhet t’i bëhet me dije që në Gjermani vlejnë ligjet gjermane. Dhe, shërbimet informative gjermane këto aktivitete nuk duhet vetëm t’i ndjekin, por edhe t’i pamundësojnë.

Kancelarja Merkel ndërkohë iu ka drejtuar një thirrje emigrantëve turq në Gjermani, se nga ata që kanë gjatë kohë në Gjermani pritet që të zhvillojnë një masë të lartë lojaliteti ndaj këtij vendi. Prandaj Gjermania përpiqet t’i dëgjojë dhe t’i kuptojë ata. Liria e mendimit dhe e demonstrimit vlen për të gjithë njerëzit që jetojnë në Gjermani, por dallimet në mendime duhet të menaxhohen paqësisht.

Please follow and like us: