Turqia, Siria dhe lufta kundër ISIS
Nga Ceylan Yeginsu (The New York Times)
Turqia bëri bashkë përpjekjet e saj më të mëdha ushtarake të mërkurën, duke dërguar tanke, avionë luftarakë dhe forca speciale përtej kufirit në një ofensivë të mbështëtur nga Shtetet e Bashkuara për të marrë një fortesë të Shtetit Islamik në Siri.
Ofensiva në qytetin e Jarabulus filloi disa orë para se Zëvëndëspresidenti Biden të njoftonte zyrtarisht se në shtator do të takohet me presidentin Rexhep Taip Erdogan në Ankara për të diskutuar tensionet e rritura pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi muajin e kaluar. Operacioni i përbashkët në Siri erdhi , në mënyrë të dukshme, si një hap i qëllimshëm për të dërguar mesazhin se vendet janë duke bashkëpunuar në luftën kundër grupit militant.
“Zyrtarët turq thanë se operacioni filloi në 4 të mëngjesit me aeroplanët turq dhe ata të Shteteve të Bashkuara që zunë vend mbi pozicionet e Shtetit Islamik në Jarabulus. Trupat e operacioneve speciale hynë në kufirin sirian për të pastruar territorin dhe për ti “lënë vendin” grupeve rebele turke në operacionin e tyre të parë”.
Sulmi erdhi disa ditë pasi Turqia u zotua për të “pastruar” kufijtë e saj nga Shteti Islamik. Pas një shpërthimi vetëvrasës në një dasëm kurde, e cila vrau të paktën 54 persona, për të cilin u fajësuan militantët, Erdogani vendosi merrte masa të ashpra, sic edhe e ka zakon.
Jarabulus është jetësore për shtetin islamik sepse është pika e tyre e furnizimit dhe një nga bastionet e fundit, që ka mbetur “ende në këmbë” në kufirin sirian.
Para operacionit të mërkurës, Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, u zotua se do të jepte “çdo lloj” mbështetjeje për operacionet kundër Shtetit Islamik përtej kufirit turk. E nga ana tjetër aleatët e Turqisë në NATO prej kohësh kanë kërkuar rritjen e përfshirjes së saj në Siri.
“Daesh” duhet të spastrohet plotësisht nga kufijtë tanë, dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë,” tha Çavusoglu të martën në një konferencë shtypi në Ankara.
Ai madje ka përdorur edhe titra në arabisht për t’ia “bërë të qartë” mesazhin e Turqisë Shtetin Islamik. Zyrtarët turq janë gjithashtu të shqetësuar për rritjen e ndikimit amerikan tek kurdët përtej kufirit sirian të cilët Turqia i konsideron si një kërcënim i sigurisë kombëtare.
Milicitë kurde ndërkohë kanë marrë një pjesë të madhe të territorit përtej kufirit por analistët thonë se avancimi drejt qytetit të Jarabulus mund të çojë në një konfrontim të ashpër me Turqinë.
“Turqia është e vendosur që Siria duhet të mbajë integritetin e saj territorial dhe do të marrë vetë “frenat e shtetit”, sidomos nëse duhet mbrojtur uniteti territorial,”Në një fjalim në Ankara të mërkurën Erdogani tha se kërkonte vetëm të ndihmonte popullin e Sirisë dhe se nuk kishte qëllime të tjera.”
Theksojmë se Turqia ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë në kufirin e saj me Sirinë, Krijimi i një “zonë të veçantë sigurie” dhe thirrja ndaj banorëve të Karkemishit që largohen nga shtëpitë e tyre pas sulmit me predha, duket të jetë vetëm fillimi.