Uashingtoni: Milicitë kurde të mos kalojnë në perëndim të Eufratit
Uashingtoni i ka kërkuar milicive kurde të mos kalojnë në perëndim të Eufratit, deklaroi sot zëvendëspresidenti Joe Biden, gjatë një konference për shtyp në Ankara me kryeministrin turk Binali Yildirim.
“Ne e kemi shprehur qartësishtë se këto forca duhet të rikalojnë lumin”, theksoi Biden mbi çështjen e koalicionit të Forcave Demokratike Siriane të dominuara nga luftëtarët kurdë, ndërkohë që Ankaraja shqetësohet mbi një përparim të kurdëve të Sirisë në krahun tjetër të kufirit të saj.