Albspirit

Media/News/Publishing

Analistët për Zhurnal: Të pastrohet kriminaliteti në shtet, pastaj të shkohet në zgjedhje në dhjetor

Mosplotësimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve është tregues se liderët e partive politike në Maqedoni duhet të punojnë në zgjidhjen e problematikave dhe jo me shpejtësi të vendosin për datën e zgjedhjeve.

Vetëm atëher kur liderët politik bien dakord për gjitha pikat, atëher duhet të caktohet data e zgjedhjeve dhe për këtë nuk duhet të shpejtojnë përderisa nuk përmbushen kushtet adekuate sepse qeveria e ardhëshme duhet të ketë legjitimitet të plotë dalur nga zgjedhjet fer dhe demokratike. Kështu kanë vlersuar për Zhurnal analistët politik në pyetjen se a duhet mbajtur zgjedhjet në dhjetor apo jo.

Profesori universitar, Ylber Sela vlerëson se zgjedhjet duhet të mbahen vetëm atëher kur duhet plotësuar kushtet sepse vetëm kështu mund të dalim nga ky ngërç politik. Ai thotë se Qeveria e ardhëshme qo do del nga zgjedhjet fer dhe të lira do të ketë shumë përgjegjësi sepse duhet të zgjiedhë shumë çështje që janë lënë anash që nga viti 2006 e këndej.

“Zgjedhjet duhet te mbahen ne momentin kur kater lideret politik jane dakord për të . Mbajtja e zgjedhjeve me kushtet e plotesuara do te mundesonte edhe fillimin e rrugës për tejkalimin e krizës politike. Por sduhet të harrojmë që Qeveria që do dal nga zgjedhjet fer dhe korrekte do ketë pergjegjësi të zgjidhë shumë çështje që tashmë kanë ngecur nga viti 2006 e këndej”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar Ylber Sela.

Ndërkoh, gazetari i njohur nga Tirana, Lavdrim Lita për Zhurnal thotë se këto zgjedhje janë mëse të mirëpritura në Maqedoni që të zhbllokonin këtë krizë politike që po destabilizon vendin.

Ai vlerëson që sa më shpejtë Maqedonia të del nga kjo krizë politike, aq më pak do të vuajnë bizneset shqiptare që veprojnë në vend. Lita konsideron se paraprakisht palët nënshkruese duhet të bien dakrod për gjitha pikat me qëllim që pas zgjedhjeve mos të ketë kontestime të rezultateve zgjedhore.

“Zgjedhjet e reja janë rrugë e vetme e daljes nga kriza politike që po destabilizon Maqedoninë. Kriza politike do të ishte mirë të përfundonte sa më parë. Bizneset shqiptare po vuajnë shumë paqartësitë në qeverisje. Administrata publike është në inerci të plotë dhe shërbimet vonojnë të shkojnë tek qytetari. Kjo u pa më së miri në përmbytjet e fundit në Shkup dhe Tetovë. Zgjedhjet në dhjetor janë të mirëpritura, por minimalisht palët duhet të bien dakord për rregullat e lojës sepse në të kundërtën do të kishte kontestime të rezultatit. Kushti i vetëm që u intereson partive politike shqiptare më shumë në këto momente është që listat e zgjedhësve të përbajnë të gjithë shqiptarët me të drejtë vote në Maqedoni. Disa parti kanë bërë mirë që po marrin masa vetjake në mungesë të një censusi të rregullt të popullsisë e vështirëson shumë punën e partive politike shqiptare”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari nga Tirana dhe njëherit njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan, Lavdrim Lita.

Nga ana tjetër analisti politik, Dame Çkatrovski për Zhurnal shprehet se tanimë Maqedonia ka hyrë në agjendën europiane dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar do të bëhet dekontaminimi i elitës politike që është skajsmërisht e korruptuar dhe që e sollën vendin deri te ky ngërç politik që po shkatërron edhe ekonominë e vendit.

Ai thotë se Shkupit do ti jepen udhëzimet se si do të dekontaminohet nga këto struktura korruptive me qëllim që të rikthehet stabiliteti dhe të mbahen zgjedhje të lira. Ai është decid ku thotë se pa marrë parasysh se kur do mbahen zgjedhjet në Maqedoni, është e sigurt që VMRO-DPMNE-ja nuk do merr pjesë në këto zgjedhje.

“Maqedonia tashmë ka hyrë në agjendën e fuqive të mëdha. Ndodhitë në Turqi kanë një domethënie gjeostrategjike që koha për Ballkanin është që të dekontaminohet. Kjo u kumtua në Beograd dhe në Prshtinë nga Xho Bajden. Librat dhe përrallat po mbyllen pas sfidave. Në muajt që vijnë, Shkupit do ti kumtohet se si të kontaminohet. Nuk e dijë se a do të ketë zgjedhje për shkak të politikës së jashtme e cila po ndodhë, por është e sigurt që kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje  kurdo që të mbahen ato. Lëshimi perëdnimor ndaj Maqedonisë mundet që gjithë agjendën ta zhvendosë dhe të zgjasë një vit. Mirëpo që do të ketë një dekonatmint, është e qartë edhe për Gruevskin  edhe për Ahmetin. Operacioni “shpëtohu” e cila veçse ka filluar, vetëm se ende nuk ju është bërë e ditur anëtarëve të partisë”, ka deklaruar për Zhurnal, Dame Çkatrovski.

Ndryshe, më 31 gusht, katër liderët nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, Ali Ahmeti nga BDI, Menduh Thaçi nga PDSH, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE dhe Zoran Zaev nga LSDM do të vlerësojnë përmbushjen e kushteve si dhe vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve dhe vijimin e procesit parazgjedhor.

Please follow and like us: