Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet 33-vjeçarja që mashtronte me vizat amerikane

Policia e Tiranës ka arrestuar 33-vjeçaren Alda Kaçaj e cila nuk është emër i panjohur për forcat e rendit dhe drejtësinë. Ajo është arrestuar edhe në mars të vitit 2014, pasi rezultonte e dënuar me 13 vite burg për mashtrim. Mësohet se Kaçaj, lindur e banuese në qytetin e Vlorës, premtonte viza amerikane dhe në këmbim të tyre kishte marrë shuma të mëdha parash në më shumë se një herë. 33-vjeçarja, nënë e një fëmije, pasi merrte paratë zhdukej pa lënë gjurmë. Në ngarkim të saj në vitin 2014, kishte një dënim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 13 vjet burgim për veprën penale të „Mashtrimit me pasoja të rënda me shumë së një herë“. Ajo kishte përfituar nga amnistia ulje të dënimit në 8 vjet. Por këtë të martë, policia e Tiranës e ka arrestuar sërish Alda Kaçajn, pasi siç thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, (gjyq nga e para pas rrezimit te vendimit te pare nga Apeli) e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Në bazë të një vendimi të marrë në 2.11.2012 nga Gjykata e Apelit Tiranë, kjo e fundit pati rrëzuar vendimin e marrë në shkallë të parë në 8.2.2012. “Gjykata e Apelit Tiranë çmon se procesi gjyqësor penal ndaj të pandehurës Alda Koçaj, është zhvilluar në shkelje të së drejtës kushtetuese të saj, për t’u vënë në dijeni për procesin dhe në këto kushte, ai është i pavlefshëm.

PER KETO ARESYE

Gjykata e Apelit Tirane, bazuar ne nenin 428/ç, te K. Pr.Penale

V E N D O S I:

Prishjen e vendimit Nr.160 dt. 08.02.2012, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e akteve , per rigjykimin e çeshtjes, prane po asaj Gjykate, me tjeter trup gjykues”, thuhej në vendim.

Gjykimi edhe një herë i akuzës ndaj Aldës në Shkallë të Parë ka bërë që ajo të dënohet me 4 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Ndaj ajo është arrestuar për të kryer dënimin që i takon.

Please follow and like us: