Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkia e Tiranës, deklaratë për landfillin e Sharrës

“PD përdor fatkeqsitë dhe aksidentet për kapital politik”
Bashkia e Tiranës ka reaguar nëpërmjet një deklarate për landfillin e Sharrës, ku përmend për herë të parë emrin e Ardit Gjoklës, 17 vjecarit që humbi jetën duke punuar ne landfill, në datën 7 gusht. Në njoftim shkruhet se institucionet përgjegjëse kanë bërë shoqërimet e të implikuarve dhe janë duke hetuar për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bashkia e kryeqytetit distancohet nga firma 3R të cilën e kishte kontraktuar për riciklimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.  Në njoftim thuhet se rregullat e vendosuara nga bashkia ndaj çdo ofruesi shërbimesh, duhen respektuar, në të kundërt  ata do të përgjigjen përpara ligjit. Bashkia e mbyll njoftimin e saj me premtimin se do të respektojë çdo vendim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse në përfundim të hetimeve dhe shpreh keqardhje për qëndrimet e Partisë Demokratike të cilën e akuzon se përdor çdo fatkeqsi apo aksident për kapital politik.
Please follow and like us: